Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTGrupi E/ Shqipëria merr pozitën e dytë, ka vetëm një pikë më...

Grupi E/ Shqipëria merr pozitën e dytë, ka vetëm një pikë më pak se Çekia

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Pasi mposhten Moldavinë tre ditë më parë, të përzgjedhurit e Sylvinhos triumfuan sonte edhe ndaj Ishujve Faroe, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Torsvollur” përfundoi me rezultatin 1:3.

Nedim Bajrami (20’), Kristjan Asllani (51’) dhe Ernest Muçi (90+1’) shënuan golat e fitores për Kombëtaren shqiptare.

Ndërkaq, Odmar Faero (45+1’) e shënoi golin e vetëm për vendasit.

Shqipëria pas kësaj fitore ka rrëmbyer edhe pozitën e dytë në Grupin E, që mbahej nga Polonia. Polakët pësuan sonte humbje nga Moldavia.

“Kuqezinjtë” kanë grumbulluar gjashtë pikë pas tri ndeshjeve, vetëm një më pak se Republika e Çekisë, që gjithashtu ka zhvilluar tri ndeshje në grup.

Moldavia, kombëtarja e vetme që ka zhvilluar katër ndeshje në grup, është e treta me pesë pikë.

Polonia pozicionohet e katërta me tri pikë, kurse Ishujt Faroe janë të fundit me vetëm një pikë.

Kujtojmë se dy pozitat e para në grup e sigurojnë pjesëmarrjen në “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME