Thursday, June 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËHebrejtë dhe Shqiptarët u sulmuan njëherësh nga Rusia

Hebrejtë dhe Shqiptarët u sulmuan njëherësh nga Rusia

Nga Spartak Ngjela-

Hebrejtë dhe Shqiptarët u sulmuan njëherësh nga Rusia.

I.

Në datën 24 shtator dhe 7 tetor.

Por, për Shqipërinë dhe për Kosovën, kjo koiçidencë tregon vlerën e madhe historike që kanë në këtë kohë Shqiptarët, dhe sidomos Kosova dhe shqiptarët e Kosovës. Por ende qeverive shqiptare nuk iu pëlqen rëndësia që po merr Shqipëria; dhe shqiptarët kanë të drejtë kur thonë: “Ç’janë bre këto qeveri antishqiptare që shkojnë e vijnë në Tiranë?”

E pra, çfarë janë?

Megjithatë, asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë…

Është e njëjta histori që është bashkuar ndërkohë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sepse, si shpjegohet që, brenda dhjetë ditësh, Rusia sulmon Kosovën në fillim dhe Izraelin pas dhjetë ditësh?

Ne e dinin arsyen, por tani e mësuan edhe sllavët, por edhe arabët.

Shqiptarët kuptohet se tani janë në epokën e tyre të forcës.

Por, a e dinë këtë dy kryeministrat shqiptarë; ai i Shqipërisë dhe ai i Kosovës?

Shenjat janë që nuk e kuptojnë dot. Sepse, që të dy këta janë larg verbrit politik që i duhet kësaj kohe për një kryeministër shqiptar.

Edhe Rama, edhe Kurti duket sikur janë ulur në një restorant dhe një herë flasin me njëri-tjetrin, pastaj shohin filma dhe befas kujtohen se duhet të flasin sërish me njëri-tjetrin. Dhe flasin sikur janë përfaqësues të familjeve të tyre dhe jo si dy përfaqësues të dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Prandaj…

Të dy Shtetet Shqiptare duket sikur po ecin vetë, se kryeministrat e tyre nuk e njohin as tregun, dhe as ligjin. Të dy janë jashtë kohës për të formuar shqiptaren ekonomike, juridike dhe gjithëkombëtare: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni.

Pse nuk po e ndërtojnë këtë trini? Për nga formimi që kanë kuptohet që as që janë në gjendje ta konceptojnë, por, një sistem, po nuk e konceptove paraprakisht nuk e ndërton dot.

Por, jam i bindur se edhe nëse do të vijë një çast që ta kuptojnë, këta të dy nuk do të jenë të prirur që ta pranojnë.

E ç’na duhen arsyet se përse nuk do ta pranojnë! Mospranimi, në këtë rast është vlera absolute e këtij ekuacioni, arsyeja nuk ka rëndësi se nuk ka lidhje me moszgjidhjen e ekuacionit kombëtar.

Por koha nuk pret, dhe shenjat janë që aleatët e fuqishëm të Shqipërisë po ndiejnë bezdi logjike me gjendjen e mjerë të të dy kryeministrave shqiptarë

II.

U duk sikur Shqipërinë do ta shpëtonte reforma në drejtësi dhe arrestimi i të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë.

Likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë do ta ndihmonte shumë edhe Shqipërinë, edhe Kosovën, por shumë do ta ndihmonte edhe politikën amerikane të ketij momenti historik, sepse një kryeministër shqiptar me vlerë ndërkombëtare në Tiranë dhe në Prishtinë, do të ishte një goditje shumë e fortë kundër Rusinë.

Dy kryeministrat shqiptarë me gjykim të lartë reformues në treg, në ushtri dhe në bashkëpunimin ekonomiko-ushtarak të Kosovës dhe Shqipërisë, që përmendëm, do të krijonin shumë shpejt aftësinë bilaterale Prishtinë -Tiranë, e cila do t’i jepte mundësinë krijimit të shkencës. Por shkenca në një shoqëri nuk lind nga hiçi, por zhvillohet me anë te instituteve shkencorë.

III.

Shkencë do të thotë kërkim me anë të aplikimit të dijes, duke ndjekur gjithmonë një metodologji sistematike, e cila bazohet tek prova.

Por shkenca në Shqipëri u shkatërrua nga regjimi antishqiptar që mori drejtimin në vitet 1992-1997.

Një tmerr i madh ky kundër shkencës shqiptare, e cila në kohën e komunizmit ishte strukturuar me 12 institutet shkencorë përkatës. Banditizmi antishkencor dhe antishqiptar njëherësh që u ngjit në pushtet në vitin 1992, i drejtuar nga Beogradi, shkatërroi në Shqipëri 500 fabrika dhe uzina, dhe fshinë nga faqja e dheut 12 institute shkencore.

Gjendje e rëndë kjo, por e krijuar me një afsh të rëndë antikombëtar.

Shqiptarët e varfër I kishin ndërtuar këto fabrika dhe uzina thuajse me bukë thatë, të varfër dhe të shtypur, dhe pikërisht djersën e këtyre njerëzve punëtorë, të varfër por të ndershëm, erdhën dhe e shkatërruan hordhitë e shitura tek të huajt që pretendonin të sillnin lirinë në Shqipërinë e tej-vuajtur nga një regjim barbar.

Të 500 fabrikat dhe uzinat tani do të kishin hyrë në veprim me një metodë të re, se do të ishin në treg pasi t’i kishte blerë nga shteti, kapitali privat. Njëlloj sikurse u bë edhe në Çeki, edhe në Hungari e në vendet e tjera ish-komuniste.

Po në Shqipëri?

Si gjithmonë, këtu i përpiu banditizmi i Beogradit, që erdhi në pushtet në Tiranë në vitin 1992.

Një krim historik ky, që sigurisht se duhet të fillojë të hetohet nga SPAK, sepse në SHISH tani janë të gjitha provat e këtij banditizmi thellësisht antishqiptar.

Prisni dhe shikoni…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME