Saturday, May 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIHekurudha e pazakontë “kokëposhtë”

Hekurudha e pazakontë “kokëposhtë”

Qyteti gjerman Vuppertal është shtëpia e një prej linjave më të pazakonta në botë.

Hekurudha që qarkullon nëpër qytet, kalon sipër rrugëve e lumenjve, duke i dhënë mundësi pasagjerëve të shijojnë panoramën e vendit.

Qyteti Wuppertal vendosi të vinte në zbatim këtë lloj hekurudhe, ku treni qëndron “kokëposhtë”, për shkak të relievit të komplikuar të vendit.

Lugina e gjatë dhe dredha-dredha e lumit që përshkon mes për mes qytetin, e bëri të pamundur ndërtimin e hekurudhave ose tramvajeve tradicionale, ndaj inxhinierët nisën të mendonin për alternativa të tjera.

Në vitin 1893, u propozua pikërisht ky sistem unik hekurudhor, që nisi të ndërtohej në 1898, derisa u inaugurua në vitin 1901 nga perandori Uilhelm II, i cili së bashku me gruan e tij Auguste Viktoria, bëri dhe udhëtimin e parë.

Pothuajse 20 000 tonë çelik u përdorën për të krijuar linjën hekurudhore me 20 stacione.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME