LIFE STYLE

Helmimet/ Çfarë ushqimesh duhet të shmangni për të ruajtur shëndetin

Gjatë stinës së verës duhet të tregohet kujdes për mënyrën e gatimit dhe ruajtjes së ushqimeve, për shkak të temperaturave të larta.

Ja disa këshilla që duhen pasur parasysh:

– Kujdes i shtuar gjatë gatimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit.
– Shmangni konsumimin e mishit, peshkut dhe produkteve të ngjashme që nuk janë përpunuar termikisht.
– Shmangni gjithashtu ushqimet që përmbajnë vezë të freskëta, majonezë, salca të ndryshme, etj.
– Mos konsumoni djathë të freskët të bërë nga qumësht jo i pasterizuar ose i pazier.
– Evitoni ushqimet që kanë qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se dy orë.
– Përdorni gjithmonë qumësht të pasterizuar ose të zier.
– Frutat dhe perimet duhet të lahen me ujë të bollshëm.
– Ushqimi i mbetur duhet të ruhet në frigorifer.
– Ushqimi i ngrirë që është shkrirë, duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet.

Këto masa ndihmojnë në parandalimin e helmimeve ushqimore gjatë temperaturave të larta të verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button