Hetimet tek Bankers, prokuroria Fier sekuestron shkresa dhe tre servera

Fier – Lidhur me operacionin policor të zhvilluar mesditën e djeshme tek zyrat qëndrore të kompanisë Bankers pritet që rrethë mesditës së sotme prokuroria Fier të dalë në një komuninatë për shryp.
Burime informacioni nga prokuroria Fier pohojnë se hetimet në kompanonë Bankers kryhen nga prokuroria e Fierit dhe nuk është një prokuror por grup prokurorësh.
Thuhet se hetimi ka nisur nga një ankesë e kryer nga disa firma që kanë kryer punime si nënkontraktorë në kompaninë Bankers por nuk janë paguar dhe meqënëse kompanisë Bankers i mbaron kontrata e shfrytëzimit të vendburimit tl nafyës në Marinzë këtë vit janë pasur frikë se me largimin e saj firmat mbeten pa u paguar për punimet e kryera. Kaq është dashur që prokuroria Fier të “kapi fillin e lëmshit” të evazionit e të zbarkojë në kompani duke kryer kontrolle të imtësishme, ku ka sekuestruar shkresa por edhe tre servera të kompanisë Bankers, pohan burime informacioni.
Deri më tani thuhet se janë arrestuar 3 persona dhe 15 të tjerë janë shpallur në kërkim por që mendohet se numri i tyre mundë të jetëbmë i madh pasi për çdo veprim që kompania Bankers kryente në fushën naftënxjerrëse të Marinzës mbikqyrej nga kompania Albpetrol që do të thotë se për abuzimet e kompanisë Bankers kompania shqiptare Albpetrol ka “mbyllur sytë”