KRYESORESPORT

Historia/ Ronaldo me Vampeta: “Verë 10 mijë euro… në gota plastike”

Luis Nazário de Lima Ronaldo vazhdon të konsiderohet unanimisht si qendërsulmuesi më i mirë në historinë e futbollit, dhe askush nuk mund ta dijë deri ku do të kishte arritur nëse nuk do të ishte penguar nga dëmtimet e shumta në gjunjët e tij “prej qelqi”. I ftuar në një podcast në Brazil, Ronaldo tregoi një anekdotë të shkëlqyer mbi një ish-shok të tij të kombëtares, Vampeta dhe një shishe famëkeqe vere të shtrenjtë.

Sot, “Fenomeni” ka mbetur në botën e futbollit si president dhe pronar i Valladolid në Spanjë dhe, për një periudhë të shkurtër, edhe i Cruzeiro në Brazil. Gjatë muajve të fundit, është folur shpesh për një kandidaturë të tij për presidencën e Federatës Braziliane të Futbollit, por kjo hipotezë dështoi, siç e ka rrëfyer vetë ish-sulmuesi, pas tërhqjes nga gara e fituar sot nga Rodriguez.

Ndërkohë, gati 50-vjeçari herë pas here jep intervista dhe merr pjesë në disa podcaste ku tregon anekdota nga karriera e tij e jashtëzakonshme. Këto ditë, ai ishte i ftuar në podcastin brazilian “Charla”, ku ndau një histori humoristike nga koha e tij te Inter, që kishte në qendër një bashkëkombës të tij, Vampeta – një lojtar që nuk pati fat në Milano.

Ronaldo, Vampeta dhe shishja e çmuar e verës

Vampeta u transferua te Inter në verën e vitit 2000 për rreth 30 miliardë lireta, por aventura e tij në Itali zgjati shumë pak, deri në janar të vitit pasardhës, kur u largua drejt PSG-së në një shkëmbim me Dalmat. Në fushë nuk la ndonjë gjurmë të veçantë, por mesfushori u bë i njohur për disa episode surrealiste jashtë saj, siç tregoi vetë Ronaldo:

“Bleva një shishe verë Petrus (me vlerë 10 mijë euro), e kisha marrë më shumë për vlerën e saj simbolike, duke qenë se është vera më e famshme në botë. Nuk kisha ndërmend ta hapja, pasi shishja datonte nga viti i lindjes së saj: 1500. Madje, më kishin thënë se as nuk kishte qenë një vit i mirë!”, – rrëfeu Fenomeni.

Më pas, vjen pjesa më gazmore: “Epo, Vampeta e hapi, mori ca gota plastike, e hodhi, e piu dhe bëri një fytyrë të neveritur, duke thënë: ‘Është tmerrësisht e ngrohtë, keni ndonjë akull?’. Pastaj filloi të vendoste nga një kub akulli në çdo gotë, dhe unë s’mund ta besoja, sepse – siç thashë – ajo ishte thjesht për ekspozim…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button