Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHyri në banesë e vodhi paratë, vë në lëvizje policinë lushnjare

Hyri në banesë e vodhi paratë, vë në lëvizje policinë lushnjare

Lushnje – Rreth orës 00:30 të datës 31.05.2023, shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, dhe dyshohet nën kërcënimin e armës, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME