Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIQumështi pluhur po falimenton blegtorët, fabrikat e përpunimit marrin qumështin jashtë (foto...

Qumështi pluhur po falimenton blegtorët, fabrikat e përpunimit marrin qumështin jashtë (foto e vidio)

Blegtorët e Fierit po shkojnë drejt falimentimit. Qumështi që fabrikat e përpunimit po e blejnë nga jashtë me çmim më të ulët, po u shkakton humbje blegtorëve. Sali Duzha, blegtor i zonës së Darëzezës në Fier shprehet se nëse nuk merren masa nga qeveria, atëherë ai do të shesë bagëtitë pasi me çmimin që fabrika i merr qumështin është shumë i ulët dhe po e falimenton.

Sali Duzha është blegtor i zonës së Darrëzezës në Fier. Ai merret me mbarshtimin e lopëve, deleve bletari e shpendë të ndryshme.
Për të siguruar bazen ushqimore të bagëtive e shpendeve ai ka marr afro 70 hektarë tokë me qera që e punon e mbjell me foragjere.

“Kam aplikuar cdo vit për naftë edhe kam marr por për këtë vit ende sme kan dhene e nuk me kane njoftuar dhe se di do marr apo jo.
Subvencionet per gjedhë, qingja e 100 koshere blete i kam marrë”, thotë ai.

Ai na pohonë se punon bashke me bashkëshorten si dhe djali me gruan e tij, pra familjarishtë.

Perpunuesit e qumeshtit luajne me ne , thote ai, na e rriten afro dy nuaj me parë nga 600 lekë litri e bënë 700 lekë por kane një jave qe na e ulën duke e cuar në 680 lekë litri.

Nuk fitojmë, dalim me humbje, na konkuronë qumështi i huaj më thonë ata tëfirmës, na mbyti, na thote Saliu.

Kompania që operon në Lushnje mbledh qumeshtin e blegtoreve të zonës Hoxharë, Darrezeze e Boçovë , ndërsa per një kompaninë tjeter në zonën e Beratit ende nuk dihet nëse e ka ulur cmimin e grumbullimit të qumeshtit apo jo.

Blegtore pohojnë jasht kamerës se grumbulluesit luajnë me çmimin por ata nuk flasin hapur nga frika se mos nuk ua marrin quneshtin dhe ata nuk kane cfare ti bëjnë, u prishet pasi nuk kanë ku e çojnë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME