Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI arrestuar për inceneratorin e Fierit/ Ndërron jetë në spital Enver Sheshi

I arrestuar për inceneratorin e Fierit/ Ndërron jetë në spital Enver Sheshi

Enver Sheshi, një nga të arrestuarit për aferën e inceneratorit të Fierit, ka ndërruar jetë në urgjencën e QSUT-së.

Mësohet se ditën e djeshme, Seshi ka dalë nga burgu 313 rreth orës 16:15 dhe është transportuar në QSUT.

Ai ndërroi jetë pas pësoi një arrest kardiak, teksa pritet që të kryhet ekspertiza.

Sheshi, administratori i kompanisë “Leli-17” sh.p.k është ndjerë keq gjatë qëndrimit të tij në burgun 313  ku po mbahet prej disa kohësh. Me marrjen e lajmit ai është dërguar me urgjencë në QSUT. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ka ndërruar jetë në urgjencë. Aktualisht policia po vijon dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se kompania e Sheshit akuzohet se merrte pagesa fiktive për inceneratorin e Fierit.  SPAK përmend se aksioneri kryesor, Klodian Zoto, në bashkëpunim me Arenc Myrtezanin pasqyruan  situacione të pavërteta në bashkëpunim me këto kopmani në vlerën e 4 milionë euro, që më pas u paguan nga Ministria e Mjedisit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME