Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKjo është zyrtaria e Kryeministrisë ku u vodh sasia e majme e...

Kjo është zyrtaria e Kryeministrisë ku u vodh sasia e majme e parave

Zbulohet identiteti i pronares së banesës ku u krye grabitja e shumave të majme të parave dhe bizhuterive me vlerë, për të cilat u arrestua pastruesja dhe djali i kësaj të fundit. Mësohet se grabitja është kryer në banesën e Alda Klosit, ish-zyratre e lartë në Kryeministri. 

Ajo ka mbajtur deryrëne  shefes së kabinetit në ministrinë e Rindërtimit kur drejtohej nga Arben Ahmetaj.  Banesa e saj ndodhet në Rrugën e Kosovarëve. Ngjarja ndodhi në datën 15 dhjetor 2022. Klosi bëri denoncimin në polici për vjedhjen e banesës së saj të marrë me qera.

Për ngjarjen u arrestuar 3 javë më pas Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi. Ata kishin përdorur një kopje të çelësit të banesës ndërsa u munduan që ta sajonin si grabitje duke e bërë shtëpinë rrëmujë.

Një ditë më parë në banesën e nënë e bir u gjetën 58 150 euro, 7 mijë dollarë, 368 mijë lekë të rinj. ndërsa një ditë më pas nga një rikontroll u zbuluan në tubin e aspirimit edhe mbi 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit.

Raportohet se pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME