Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI penduari ‘fundos’ grupin e vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut

I penduari ‘fundos’ grupin e vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut

Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit, ndërsa mësohet se të ndaluarit kanë qenë në qytetin e Elbasanit dhe atë të Lushnjes dhe pjesëtarë të grupit të Laert Haxhiut.

Sipas burimeve për SYRI-n, Policia e Lushnjës ka arrestuar disa ditë më parë Artan Tafanin, të riun e shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Nga rrëfimi i Tafanit, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Janë firmosur 15 urdhër-arreste.

I penduari ka pranuar të rrëfejë gjithçka duke nxjerrë zbuluar një grup vrasësish me pagesë, të përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe të drejtuar nga Laert Haxhiu, i cili njihet për një sërë krimesh të kryera në qytetin e Lushnjes, ku mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e tre personave. 

Artan Tafani rezulton të jetë pjesë e grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë dhe ndër emrat që ka përmendur para hetuesve për vrasjet që janë zbardhur është edhe emri i Haxhiut.

Sakaq mësohet se urdhër arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa më pas dosja do i kalojë SPAK-ut për procedura të tjera hetimore.

Gjithashtu përmes operacionit të policisë janë zbardhur edhe 4 vrasje, të cilat ishin nën hetim.

Mes tyre janë zbardhur edhe pesë atentate me eksploziv.

Raportohet se vrasjet kanë qenë të kryera me pagesë, ndërsa dy prej tyre janë kryer në Greqi.

Gjithçka mendohet se është zbardhur nga Artan Tafani personi që grabiti pikën e këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, i cili është kthyer në bashkëpunëtor i drejtësisë. Tafani dyshohet se ishte pjesë e grupit të Laert Haxhiut, dhe një ndër ngjarjet e zbardhura prej tij është dhe vrasja e Albi Bashaliut.

Për tre ditë me radhë Tafani ka folur në ambientet e policisë së Tiranës, duke shpjeguar me hollësi dinamikën e vrasjeve.

Grupi vepronte dhe në Greqi, duke marë porosi dhe kryer vrasje me pagesë.

Policia e Elbasanit e asistuar nga FNSH kanë kryer gjatë pasdites së sotme kontrolle të imtesishme në qytet.

Sipas informacioneve paraprake janë shoqëruar të paktën dy person një grua e identifikuar si Klea Gjata (e dyshuar si motra e Laert Haxhiut) dhe një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Burime konfirmojne se shtetesja Klea Gjata dyshohet se është perfshirë në një ngjarje të rënda kriminale, vrasje.Syri/oranews

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME