Tuesday, July 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMegaoperacion/ I arrestuari për grabitje në Tiranë zbulon 6 vrasje me pagesë

Megaoperacion/ I arrestuari për grabitje në Tiranë zbulon 6 vrasje me pagesë

Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit.

Mësohet se në kuadër të këtij aksioni të autoriteteve janë lëshuar 16 urdhër arreste nga Prokuroria e Elbasanit.

Gjithashtu përmes operacionit të policisë janë zbardhur edhe 4 vrasje, të cilat ishin nën hetim.

Mes tyre janë zbardhur edhe pesë atentate me eksploziv.

Raportohet se vrasjet kanë qenë të kryera me pagesë, ndërsa dy prej tyre janë kryer në Greqi.

Gjithçka mendohet se është zbardhur nga Artan Tafani personi që grabiti pikën e këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, i cili është kthyer në bashkëpunëtor i drejtësisë.

Tafani dyshohet se ishte pjesë e grupit të Laert Haxhiut, dhe një ndër ngjarjet e zbardhura prej tij është dhe vrasja e Albi Bashaliut.

Po ashtu mësohet se është zbardhur dhe vrasja e Alban Semakut, i cili u ekzekutua sapo doli nga burgu i Peqinit, dhe u hodh në lumin e Shkumbinit në afërsi të Peqinit.

Semaku mësohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal të Lushnjës që drejtohej nga Aldo Bare.

Tafani mik i Laert Haxhiut dhe Orgest Bilbilit dhe në dëshminë e tij mësohet se ka nxjerrë emrin e Laert Haxhiut, në disa ngjarje.

Po ashtu mësohet se mes personave të arrestuar dhe dy nga Tepelena.

Nga rrëfimi i Tafanit, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste. Raportohet se vrasjet kanë qenë të kryera me pagesë, ndërsa dy prej tyre janë kryer në Greqi./Oranews

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME