Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI riu rrëzohet nga kati i dytë i resortit në Ksamil, transportohet...

I riu rrëzohet nga kati i dytë i resortit në Ksamil, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil, ku një 19-vjeçar dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një resorti ku po qëndronte për pushime. Uniformat blu bëjnë ëme dije se i riu, Anduel Hoxha është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. I riu është identifikuar si Anduel Hoxha.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil. 19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME