Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI vunë flakën tokave të tyre, procedohen penalishtë 4 shtetas

I vunë flakën tokave të tyre, procedohen penalishtë 4 shtetas

Fier – Iu vunë zjarrin tokave të tyre, për pasojë u dogjën sipërfaqe toke në pronësi të shtetasve të tjerë, procedohen penalisht 4 shtetas.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. C., banues në Allkaj, Lushnjë, pasi ditën e djeshme ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me vreshtari, në pronësi të shtetasit E. M.

Po nga këto struktura nisi procedimi penal për shtetasin Ll. G., banues në Kamçisht, Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me mbetje gruri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin H. H., pasi në fshatin Çorrush, Mallakastër, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur dy kasolle bagëtish, pemë ulliri dhe pemë frutore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin M. K., pasi në Roskovec, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur plastmasi i serave, në pronësi të shtetasit A. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME