EKONOMIKRYESORE

Ideja e re/ E gjithë Europa e lidhur me një metro, pjesë e saj edhe Tirana

Dhjetëra linja hekurudhore të nisura vitet e fundit po e bëjnë më të lehtë udhëtimin përtej kufijve të vendeve evropiane. Por një ide e re e saposhpallur nga një institut me qendër në Kopenhagën bën fjalë për një plan shumë më ambicioz për lidhje mes vendeve të kontinentit.

Projekti “21st Europe” parashikon ngritjen e një rrjeti hekurudhor të shpejtësisë së lartë në mbarë Evropën që do të funksiononte si një sistem metroje ose si një sistem tubash.

high-speed train 'starline' travels around europe like a metro

Kjo linjë e re e quajtur “Starline” shpreson të rishpikë infrastrukturën hekurudhore “të fragmentuar, të pabarabartë, shpesh të ngadaltë” të kontinentit dhe të prezantojë lidhje ultra të shpejta në krahasim me udhëtimet ajrore.

The European tube: Inside the project to launch a continent-wide rail  system by 2040 | Euronews

Rrjeti “Starline” planifikon të lidhë 39 destinacione në vendet evropiane me linja që arrijnë gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar, Turqi dhe Ukrainë. Sipas hartës, pjesë e saj është edhe Tirana.

“Një sistem hekurudhor i integruar nuk është më vetëm një çështje komoditeti; është një domosdoshmëri strategjike për qëndrueshmërinë e Evropës në shekullin e 21-të,” – thekson grupi i ekspertëve.

high-speed train 'starline' travels around europe like a metro

“I projektuar si një sistem metroje, [Starline] ndryshon mënyrën se si evropianët e perceptojnë kontinentin e tyre – jo si një koleksion kryeqytetesh të largëta, por si një rrjet i vetëm, me lëvizje të shpejtë, ku çdo lidhje, qoftë për njerëzit apo mallrat, është e lehtë për t’u arritur. Evropa e 21-të synon që rrjeti të funksionojë deri në vitin 2040 – por sa real është vizioni i tyre?

Nuk mund të mohohet se një sistem hekurudhor në mbarë Evropën do të ishte jashtëzakonisht i frekuentuar nga udhëtarët. Rrjeti “Starline” llogaritet të jetë 22 000 kilometra. Sistemi i ri do të jetë rreth 30% më i shpejtë se udhëtimi rrugor dhe hekurudhor aktual. Trenat do të funksionojnë me shpejtësi 300-400 km/h.

Starline - 21st Europe

Kjo do të thotë se pasagjerët mund të arrijnë nga Helsinki në Berlin në pak më shumë se 5 orë në vend të udhëtimit të 1 dite të plotë që kërkon për momentin. Vagonët nuk do të ndahen sipas klasave, por sipas hapësirave për nevoja të ndryshme, si zona të qeta për punë dhe seksione miqësore me familjen. Trenat do të mbërrijnë në stacione të reja të ndërtuara jashtë qyteteve të mëdha me lidhje me sistemet ekzistuese të transportit urban.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button