Sunday, September 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREIlir Meta me kreun e grupit parlamentar të CSU: Monitorim më të...

Ilir Meta me kreun e grupit parlamentar të CSU: Monitorim më të rreptë të zgjedhjeve

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në Gjermani. Këtë të mërkurë ai ndodhet në Bundestag, ku zhvilloi një takim me kryetarin e grupit parlamentar të Unionit Kristian-Social (CSU), Alexander Dobrindt.

Meta bëri të ditur se gjatë takimit e kishte njohur atë me 5 prioritetet e Partisë të Lirisë për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe për përshpejtimin e integrimit europian.

“Theksova domosdoshmërinë e forcimit të monitorimit më të rreptë të reformave dhe standardeve demokratike, të zgjedhjeve, të të drejtave të opozitës, të respektimit të të drejtave të njeriut e pakicave, të lirisë së medias dhe garantimit të llogaridhënies në çdo nivel”, u shpreh ai.

Postimi i plotë

Kënaqësi të takoja sot në Bundestag, Kryetarin e grupit parlamentar të Unionit Kristian-Social (CSU), z.Alexander Dobrindt. Pata kënaqësinë ta njihja me 5 Prioritetet e Partisë të Lirisë për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe për përshpejtimin e integrimit europian.

Theksova domosdoshmërinë e forcimit të monitorimit më të rreptë të reformave dhe standardeve demokratike, të zgjedhjeve, të të drejtave të opozitës, të respektimit të të drejtave të njeriut e pakicave, të lirisë së medias dhe garantimit të llogaridhënies në çdo nivel.

Vetëm lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave të pista, si dhe një gjyqësor i pavarur do të sjellin më shumë investime gjermane dhe europiane në Shqipëri. E domosdoshme të përqëndrohemi te “Procesi i Berlinit” për të ardhmen europiane të vendeve të rajonit.

Shpopullimi i Shqipërisë dhe ndryshimi demografik i përbërjes së popullsisë sot në vendet tona është një rrezik edhe për Bashkimin Europian në të ardhmen. Ndaj investimi në kapitalin njerëzor dhe të rinjtë është vendimtar për të ndalur këtë fenomen!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME