Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREIncident në Athinë në prani të ish-ministrit të jashtëm shqiptar

Incident në Athinë në prani të ish-ministrit të jashtëm shqiptar

Një incident ndodhi gjatë një aktiviteti në Universitetin Panteion në Athinë ku i pranishëm ishte edhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Një grup personash anarkistë ka hyrë brenda sallës ku po mbahej takimi dhe kanë protestuar dhe kanë hedhur parulla dhe kanë shpalosur disa pankarta.

Sipas asaj që raporton gazeta “Protothema” ngjarja ka ndodhur gjatë prezantimit të librit të përbashkët të ish-ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe homologut të tij shqiptar, Ditmir Bushati, “Reflektim për të ardhmen e Evropës Juglindore. 11 ministra të jashtëm analizojnë dhe propozojnë

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ish ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ish-zëvendëskryeministri i Kroacisë, V. Pusiç. “Natyrisht, tensioni mbizotëroi dhe diskutimi i moderuar nga profesoresha Marilena Koppa u ndërpre” – shkruan gazeta greke. 

6051298
6051281
6051269
6051270
Jashtëm
Jashtëm
Jashtëm
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME