Vizita e kryeministrit grek në Dropull nuk na ka kaluar pa një incident, i cili ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe atyre që e kanë ndjekur përmes mediave.
Në fasadën e një godine ishte shpalosur një flamur gjigand grek ndërsa krah tij qëndronte, sa për të thënë, një flamur i vogël shqiptar.
Nuk dihet kush është marrë me organizimin e takimit, por dikush nga Protokolli i Shtetit apo Bashkia Dropull do duhet të mbajë përgjegjësi për këtë incident. S’dihet nëse kjo gjë i ka rënë në sy apo jo kryeministrit Edi Rama i cili e shoqëroi homologun grek Mitsotakis gjatë vizitës në fshatin Dervican.