Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETInfermieret e azilit tentuan të fshehin krimin kur panë të moshuarin e...

Infermieret e azilit tentuan të fshehin krimin kur panë të moshuarin e vrarë

Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi, infermiere dhe kryeinfermiere në azilin ku u vra i moshuari, Virxhil Vesho, janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Sipas informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se të dyja ato, pasi i moshuari mbeti i vdekur nga goditjet me shkopin e hekurit nga shoku i dhomës, Zyhdi Shehi, e kanë nxjerrë trupin dhe kanë pastruar gjakun, e më pas kanë njoftuar një agjenci funerale.

Ato kanë deklaruar se i moshuari humbi jetën pasi u rrëzua. Por pas këqyrjes së trupit të viktimës, agjencia funerale e ka kthyer trupin pas, pasi dyshonin se shenjat nuk ishin nga rrëzimi, por shenja të tjera dhune.

Burime të policisë konfirmojnë për Anila Hoxhën se i moshuari është qëlluar në gjumë me bastun. Infermieret vazhdojnë të këmbëngulin se u ishte krijuar ideja që i ndjeri ishte rrëzuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME