Emrat/ Deputeti Baçi: Albetrol ka marrë në punë zyrtarë të PS dhe militantë

“Po pushohen mbi 1000 punonjës nga Albpetrol”, kështu denoncoi disa ditë më parë deputeti i PD, Luan Baçi ndërsa sot ka publikuar edhe listën me emra të atyre që po rekrutohen.
Sipas Baçit po merren në punë, zyrtarë dhe militantë të PS.
“Do të doja të mos i përmend emrat e të punësuarve, por do ta bëj këtë në emër të naftëtarëve të ndershëm të Fierit, Patosit, Roskovecit, Mallakastrës, Vlorës dhe Delvinës që, ose janë larguar nga puna, ose rrinë me zemër të ngrirë”, tha deputeti i PD.
LISTA
Ermal Cakrani : Bashkshort i kryetares PS Fier
Gentjan Lamçe : koordinator i PS Patos
Limonera Bozha : Vajza e Administratorit të PS Portëz
Ilir Kripa : Anëtar i KZAZ 59 Patos
Sefret Hoxhaj : Kryetar i PS Cakran
Bashkë me ta janë edhe disa militantë të tjerë të PS.
Ervis Toska
Flauers Shoshi
Florenc Gjata
Samontha Kondi
Silva Jano
Irid Ciko
Jelsona Qirko
Sokol Saliaj
Dritan Shahu
Hajri Hoxha
Enea Prifti e shumë të tjerë.
DEKLARATA E PLOTË E LUAN BAÇIT:
Pak ditë më parë, në këtë sallë denoncova punësimet partiake dhe të paligjshme që po bëhen në Albpetrol ndërkohë që ka shpallur ristrukturimin e kompanisë.
Ashtu siç pritej, Ministria e Damian Gjiknurit, bëri një sqarim të gjatë me plotë të pavërteta.
E pavërteta e parë është se bisedimet për ristrukturim janë kryer me sindikatën e punëtorëve. E vërteta është se përfaqësuesit e sektit të Gjiknurit në Albpetrol nxorën jashtë loje 7 sindikata të ligjshme dhe krijuan vetë një sindikatë, ku nuk ka punëtorë të Albpetrol, por truproja të kompanisë.
Drejtuesi i sindikatës quhet Konstadin Kina, Shef i policies private ne Albpetrol.
E pavërteta e dytë është se Albpetrol nuk ka të punësuar asnjë person të ri dhe, nëse do të hapen vende pune, prioritet kanë punonjësit e larguar nga ristrukturimi.
E vërteta është se janë marrë në punë 79 persona dhe ne e disponojmë këtë listë.
Do të doja të mos i përmend emrat e të punësuarve, por do ta bëj këtë në emër të naftëtarëve të ndershëm të Fierit, Patosit, Roskovecit, Mallakastrës, Vlorës dhe Delvinës që, ose janë larguar nga puna, ose rrinë me zemër të ngrirë.
Gjatë periudhës së ristrukturimit është marrë në punë:
Ermal Cakrani : Bashkshort i kryetares PS Fier
Gentjan Lamçe mm: koordinator i PS Patos
Limonera Bozha : Vajza e Administratorit të PS Portëz
Ilir Kripa : Anëtar i KZAZ 59 Patos
Sefret Hoxhaj : Kryetar i PS Cakran
Bashkë me ta janë edhe disa militantë të tjerë të PS.
Ervis Toska
Flauers Shoshi
Florenc Gjata
Samontha Kondi
Silva Jano
Irid Ciko
Jelsona Qirko
Sokol Saliaj
Dritan Shahu
Hajri Hoxha
Enea Prifti e shumë të tjerë.
E pavërteta e tretë është se gratë kryefamiljare do të kenë përparësi dhe nuk do të hiqen nga puna.
E kundërta është e vërtetë. Kryefamiljarët i kanë zëvendësuar me militantë partiakë. Shembull për këtë është zonja Vjola Tafa kryefamiljare, me 11 vjet punë, nënë e një fëmije të mitur. Nuk i është mbyllur vendi i punës, i plotëson të gjitha pikët, por është hequr nga puna si simpatizante e PD.
Ministria e Damian Gjiknurit gënjen edhe për kompensimin financiar të të larguarve nga puna, sepse ata akoma nuk janë paguar.
Në thonin se statusin e naftëtarit e bëri të mundur PS, dhe këtu ju gënjeni.
Kjo u bë e mundur nga nisma e një deputeti të PDIU-së që ishte pjesë e koalicionit të djathtë në zgjedhjet e vitit 2013.
Por edhe për këtë po i zvarrisni procedurat në pafundësi.
Na thoni se së shpejti do të ngrini Institutin Shkencor të Naftës por nuk na thoni, a do ta linin ë Fier institutin apo do ta sillni në Tiranë siç e keni programuar.
Partia Demokratike është e vendosur të mbështesë protestën e naftëtarëve.
Këtë do ta bëjmë dhe nesër para prefekturës në Fier.
Do ta bëjmë derisa Albpetroli të çlirohet nga interesat mafiozë që punojnë për pushtetarët dhe oligarkët e naftës të lidhur me ta.
Këto janë denoncime të deputetit Luan Baçi, por që në këto ditë të fundit ka pasur të tjera zhvillime që janë publikuar dhe në media online, ja si kjo më poshtë
Një tjetër kandidate e Partisë Socialdemokrate në Fier ankohet se u shkarkua në mënyrë të paligjshme nga Albpetrol dhe në shkelje të së drejtës së saj për të kandiduar pasi shpalli kandidaturën.
Pasi emri i saj u shpall në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Fierit, Limonera Bozha mori një telefonatë urimi nga eprorët e saj në Albpetrol, bashkë me kërkesën për të dhënë dorëheqjen.
Bozha, një specialiste në kompaninë publike të naftës, Albpetrol, i tha BIRN se pasi kishte refuzuar që të jepte dorëheqjen, ishte shkarkuar nga detyra në datën 22 prill përmes një vendimi, të cilin ajo e kundërshton si të kundraligjshëm dhe që cënon të drejtën e saj për t’u zgjedhur. Bozha ka bërë gjithashtu ankim pranë Komisionerit për Mbrojtjen e nga Diskriminimi në lidhje me vendimin e shkarkimit.
Kushtetuta e Shqipërisë i njeh çdo shtetasi mbi 18 vjeç të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, ndërkohë që Kodi Zgjedhur e kufizon të drejtën për të kandiduar me heqjen dorë nga pozicionet e larta publike, ku nuk përfshihen nëpunësit e ulët dhe të mesëm të administratës.
Bozha i tha BIRN se kishte kërkuar lejen vjetore pasi kishte refuzuar që të jepte dorëheqjen, por u përball me një komision disiplinor për mungesat në punë, të cilat ajo pretendon se lidhen me problemet shëndetësore dhe se i justifikon me raportin përkatës mjekësor.
“Kërkova disa herë përgjigje me email për lejen vjetore, por në vend të saj më vjen një shkresë që më kërkon të paraqitem në komisioni disiplinor. Mungesat e mia në punë nuk korrespondojnë me ato që drejtoria ka dorëzuar në Komision, ndërsa më pas kam munguar për arsye shëndetësore të vërtetuara në raport mjekësor,” pretendoi më tej Bozha.
Të pyetur për arsyet e shkarkimit të kandidates për deputete të PSD, Limonera Bozha, drejtori i Albpetrol, Eltar Deda dhe shefja e kabinetit, Albana Kulari refuzuan të komentonin, duke kërkuar që t’u drejtoheshim rrugëve zyrtare.
“ Ju lutem nuk mund të jap asnjë sqarim,” tha Deda, duke shtuar se dosjen përkatëse ia kishte dhënë avokatit të Znj. Bozha.
“Atëherë që të mos nxitohemi në pretendime të pabazuara në fakte, ju ftoj të na drejtoheni në rrugë zyrtare dhe patjetër që do te merrni të gjithë informacinonin e nevojshëm”, tha Kulari, e cila sipas Bozhës i kishte kërkuar dorëheqjen përmes telefonit.
Shkarkimi nga detyra i Bozhës është i disati në qarkun e Fierit, pas shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë të partisë Socialdemokrate të Tom Doshit – një aleat i pashpallur i Partisë Socialiste me të cilin në këto zgjedhje është futur në një kurs përplasjeje.
Kandidatë të tjerë të PSD apo familjarë të tyre u kërcënuan me shkarkime nga puna pas shpalljes së listave./BIRN