POLITIKËTOP-NEWS

Mijëra njerëz mbushën rrugët, ç’ndodhi në Tiranë (pamje)

“Mjaft më! Populli kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim”, ka qenë ky një prej mesazheve të protestës masive kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në protestën 35-të të zhvilluar këtë të shtunë kishte një pjesëmarrje masive. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga lapsi.al bulevardi ka qenë i mbushur nga kryeministria deri në fund të tij. 

Një rol ka luajtur edhe pjesëmarrja nga diaspora që zbarkoi në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Duke qenë se protesta e kësaj të shtune përkonte edhe me ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama pati edhe disa “dhurata” simbolike. 

E para ishte një tortë prej betoni, simbol i betonizimit të natyrës së vendit e shoqëruar me mbishkrimin: “Sa më shumë vite burg”. Një tjetër kishte sjellë një tortë me urimin e Ramës në burg së bashku me Berishën.

Më pas u rrëzua busti i Ramës, një student kishte sjellë kostumin e burgut me brisk dhe sapun ndërsa të tjerë kishin sjellë një arkivol me mbishkrimin “fundi politik”.  

Pas fjalimeve, protestuesit iu drejtuan komisariatit 3 në shenjë mbështetje për protestuesit e ndaluar gjatë protestës para Kuvendit që u shoqërua me përplasje.

“Pa dhënë dorëheqje, nuk ndalojmë”, kanë qenë thirrjet e tyre. Revolta është kundër të gjithë klasës politike, ndërsa kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë zyrtarët e korruptuar. “Edi Rama f*ck you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, vijojnë thirrjet e protestuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button