AKTUALITETKRYESORE

Përmbyset furgoni i pasagjerëve në Fier – Levan (video)

Fier – Një furgon pasagjerësh është përmbysur mëngjesin e sotëm në aksin w vjetër Fier- Levan.

Burimet policore bëjnë me dije se né automjet ndodhej vetëm drejtuesi i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.

Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën mjekësore , ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të kryer tê gjitha veprimet proceduriale si dhe për të disiplinuar trafikun.

Policia Fier

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Fier-Levan”, shtetasi J. M., 57 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip autobus, (në të cilin ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit i cili ka shkuar për të bërë ekzaminimet mjekësore në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button