Cindy dhe peshkatari australian

Dy vjet më parë, peshkatari australian Arnold Pointer shpëtoi një peshkaqen të bardhë femër nga një rrjetë në të cilën ishte ngatërruar.
Që nga ajo ditë, ai ka pasur një problem “të vogël”: Cindy, siç e quajti ai, e ndjek kudo.
Të heqësh qafe një peshkaqen që është mbi 5 metra i gjatë nuk është e lehtë – veçanërisht sepse peshkaqenët e bardhë të mëdhenj janë një specie e mbrojtur – por Arnoldi dhe Cindy kanë krijuar një lidhje të veçantë.
Arnoldi thotë:
“Kur e ndal varkën, ajo vjen, rrotullohet në anë dhe më lejon ta përkëdhel. Ajo lëshon britma hareje, mbyll sytë dhe përplas pendët nga gëzimi.”
Një histori e pabesueshme miqësie, që tregon se si edhe takimet më të pazakonta mund të shndërrohen në lidhje të thella…/ Fatmir Shqarri