Uncategorized

Inter shkatërron Lazion në gjysmëfinale, sfidon Napolin në finalen e Superkupës

Inter është finalistja e dytë në SuperKupën e Italisë. Zikaltërit mposhtën në Riyadh, Lazion me shifrat 3-0, dhe të hënën në mbrëmje do të sfidojnë në finale Napolin. Skuadra e drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17 falë një aksioni model të finalizuar nga Marcus Thuram.

Gjithsesi, goli i dytë do të vinte në pjesën e dytë të ndeshjes teksa Lautaro Martinez fitoi një 11-metërsh, që do të kthehej në gol nga Calhanoglu.

Në fund, Inter shënoi edhe golin e tretë me Frattesin teksa të hënën do të përballet me Napolin për të mbrojtur statusin e kampiones në fuqi të Superkupës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button