Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETUjëmbledhësat drejt zhdukjes, asnjë investim nga bordet e kullimit të bashkive

Ujëmbledhësat drejt zhdukjes, asnjë investim nga bordet e kullimit të bashkive

Fier – Harresa po zhduk ujëmbledhësat, tokat mbeten pa sistem vaditje. Vënia në funksionim i kthen gjerblrimin e tokave dhe në vende të grumbullimit të shpendëve të egra.

Ujëmbledhsat që dikur ndodheshin nën vartësi të Bordit të Kullimit të qarqeve, prej afro 10 vjetësh kanë kaluar nën vartësi të bashkive që i kanë në teritorin e tyre në bazë të një VKM.

Nga një vëzhgim i ALB365 në disa ujëmbledhësa pjesa më e madhe e tyre nuk funksionojnë më për shkak të prishjes së sistenit të vaditjes ndër vite duke lën tokat pa vaditje ose fermerët të hapin puse plr ti vaditur, ndërkohë që një pjesë janë kthyer në rezervate për rritjen e peshkut apo vendqëndrimi i shpendëve të egra

Nl fshatin Vadhizë të Fierit ka pasur dy rezervuar ku njëri nuk ekziston se është mbushur me mbetje të ndryshme dhe të njëjtin fat ka edhe rezervuari i dytë pasi nuk janë mormbajtuar nga bordet e kullimit të bashkive.

Tre muaj më parë drejt shkatërrimit ka qënë edhe rezervuari i Lalarit në bashkinë Patos i cili nuk blidhte uj ppr shkak të dëmtimit të kaskadës në një afat kohor 3 vjeçar banorët mbetën pa vaditur tokat. Ndërhyrja e bashkisë në riparimin e tij në muajin tetor të 2023 e ktheu funksinal, pohojnë banorët e Lalarit. Tashmë përveç vaditjes së tokave të Lalarit, Krapsit e Plykut aty rritet edhe peshk që shfrytëzohet nga banorë të fshatit Lalar

Nga biseda me banorët e fshatrave mësohet se nëse do tl ishin mirmbajtur nder vite ata jo do të ishin funksional për vaditjen e tokave por do të përdoreshin edhe për rritje rasat peshku apo atraksione turistike për shkak të shpendëve të egra që shkojnë në ta si rosa të egra, shaptore, bajza etj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME