Monday, May 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTInter “thyen bankën” për një mbrojtës

Inter “thyen bankën” për një mbrojtës

Ka dritë jeshile për tratativën e Inter me Bayern Munchen për transferimin e Benjamin Pavard në Milano. Zikaltërit kanë arritur marrëveshje me bavarezët për mbrojtësin 27-vjeçar francez, mbi bazën e 30 milionë eurove plus dy bonuse.

Vizitat mjekësore mund të planifikohen të mërkurën dhe Pavard mund të jetë gati për të zbritur në fushë në sfidën e radhës të Interit në Serie A.

Bayern ka ulur kërkesën fillestare prej 35 milionë euro, të nxitur edhe nga vullneti i fortë i lojtarit për t’u larguar nga klubi. Gjigandët gjermanë tashmë po kërkojnë zëvendësuesin e francezit dhe kanë identifikuar Lutsharel Geertruida të Feyenoord si pasuesin e mundshëm

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME