Interi ka arritur një fitore minimale në aktin e parë ndaj Portos në fazën e 1/8-ve të Champions League. Skuadra zikaltër triumfoi në shifrat 1-0 ndaj ekipit portugez duke përfituar dhe nga dalja me karton të kuq në pjesën e dytë të Otavios te rivalët.
Portieri Onana ishte fantastik duke bërë disa ndërhyrje të jashtëzakonshme. Interi ndërkohë shënoi golin e vetëm 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt me Lukakun, që fillimisht gjeti shtyllën me kokë, por në kthimin e topit më pas e dërgoi në kuadrat e Diogo Costës.
Manchester City nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Leipzigut duke lënë gjithçka për në duelin e kthimit. Skuadra e Guardiolës në fakt e nisi më mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 27-të me Mahrez që shfrytëzoi më së miri një pasim në hyrje të zonës duke e dërguar topin në cepin e portierit.
Leipzig kundërpërgjigjet në pjesën e dytë duke gjetur golin e barazimit në minutën e 70-të. Një nga zbulimet e Botërorit, Gvardiol kërceu më lart se të gjithë brenda zonës duke befasuar portierin Ederson. City tentoi deri në fund që të ndryshonte shifrat, por rezultati mbeti i njëjt