Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTInteri fiton duelin e parë ndaj Portos, City ndalet ndaj Leipzig (vidio)

Interi fiton duelin e parë ndaj Portos, City ndalet ndaj Leipzig (vidio)

Interi ka arritur një fitore minimale në aktin e parë ndaj Portos në fazën e 1/8-ve të Champions League. Skuadra zikaltër triumfoi në shifrat 1-0 ndaj ekipit portugez duke përfituar dhe nga dalja me karton të kuq në pjesën e dytë të Otavios te rivalët.

Portieri Onana ishte fantastik duke bërë disa ndërhyrje të jashtëzakonshme. Interi ndërkohë shënoi golin e vetëm 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt me Lukakun, që fillimisht gjeti shtyllën me kokë, por në kthimin e topit më pas e dërgoi në kuadrat e Diogo Costës.

Manchester City nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Leipzigut duke lënë gjithçka për në duelin e kthimit. Skuadra e Guardiolës në fakt e nisi më mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 27-të me Mahrez që shfrytëzoi më së miri një pasim në hyrje të zonës duke e dërguar topin në cepin e portierit.

Leipzig kundërpërgjigjet në pjesën e dytë duke gjetur golin e barazimit në minutën e 70-të. Një nga zbulimet e Botërorit, Gvardiol kërceu më lart se të gjithë brenda zonës duke befasuar portierin Ederson. City tentoi deri në fund që të ndryshonte shifrat, por rezultati mbeti i njëjt

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME