Monday, May 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREInteri fiton ndaj Fiorentinës dhe rimerr kreun e Seria A

Interi fiton ndaj Fiorentinës dhe rimerr kreun e Seria A

Inter fiton minimalisht me rezultatin 0-1 në transfertën e Fiorentinës, në një sfidë që rezultoi shumë e vështirë. Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit Kristjan Asllani e nisi këtë takim nga minuta e parë.

Ndërsa mori përsipër goditjen nga këndi, Asllani i dhuroi asist Lautaros, me këtë të fundit që shënoi me kokë dhe kaloi Interin në avantazh.

“Vjolët” provuan të reagonin dhe në fituan penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar të Sommer ndaj Nzola. Penalltia u mor përsipër të ekzekutohej nga Gonzales, goditja e të cilit u ndal nga Sommer, që kështu mbajti portën e “zikaltërve” të paprekur në këtë sfidë.

Inter merr kreun me 54 pikë, një më shumë se Juventusi i vendit të dytë, por zikaltërit kanë dhe një sfidë më shumë për të rikuperuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME