nteri nuk ka ndërmend të ndalet, teksa mbrëmjen e sotme mundi me lehtësi 4-0 Atalantën, në duelin e prapambetur.
Goli i parë i kësaj ndeshje erdhi në minutën e 26-të, me Darmian që kaloi vendasit në avantazh, ndërkohë që Lautaro dyfishoi avantazhin për “zikaltërit”.
Argjentinasi humbi goditjen nga pika e bardhë në minutën e 54’, por Dimarco u gjend menjëherë në vendin e duhur dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke trefishuar avantazhin e skuadrës së tij.
Ndeshja u vulos nga Frattesi, i cili u aktivizua në minutën e 62’, teksa 10 minuta më pas bëri “poker” për ekipin e tij.
Asllani për Inter-in dhe Gjimshiti për Atalanta-n luajtën nga minuta e parë dhe u shfaqën në formë shumë të mirë.