Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETInvalidët në grevë urie, “Për ne nuk ka festa”.

Invalidët në grevë urie, “Për ne nuk ka festa”.

Lotët nuk kanë munguar nga sytë e personave me aftësi të kufizuara. Sot, ata kanë hyrë në grevë urie, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga instancat shtetërore.

Teksa ishin reshtuar pranë njëri-tjetrit, nuk i kanë kursyer as lotët, teksa mendonin festat e fundvitit që i prisnin dhe mungesën e të ardhurave për ta festuar njëjtë si gjithë të tjerët.

“Unë kam lindur i tillë, si ma pret KEMP-in mua?,”-tha njëri prej tyre. Ndërsa kreu i shoqatës, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët tha: Nuk i mbaj dot lotët. Çfarë feste krishtlindje thoni? Këta nuk kanë bukë të hanë, ju thoni Krishtlindje.

Reagimin më prekës e kishte Andrea Qosja, i cili i ka humbur të dyja këmbët kur ishte vetëm 13 vjeç. Pa asnjë mundësi rekuperimi apo shërimi ai u vlerësua si invalid i përjetshëm dhe përfitoi disa të drejta deri në nëntor të vitit 2022 ku një keqinterpretim i ligjit 8626 i vitit 2000 nuk e cilëson më si paraplegjik dhe i heq paketën higjienosanitare. U deshën plot 22 vite që neni 2 i ligjit 8626 të riinterpretohej dhe tashmë Qosja nuk paraplegjik pasi sipas autoriteteve, ai është baba i dy fëmijëve, ç’ka, sipas tyre, do të thotë se nuk i ka humbur të gjitha funksionet nga mesi e poshtë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME