Ish-deputeti i PD Salianji kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit

Në Gjykatën e Fierit do të mbahet seanca për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji. Salianji kërkon lirimin me kusht me argumentin se ka ezauruar 2/3 e dënimit të tij. Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 13:00.
Thuhet se Saljanji nuk do të jetë prezent në gjykatë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore por do të përfaqsohet nga avokati i tij Ledio Braho.
Salianji u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg. Salianji e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik. Në muajin mars, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin kundër dënimit me 1 vit burg. Edhe në Tetor të vitit të kaluar, ai kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg, por iu refuzua.