Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania ka dhënë detaje në lidhje me takimin e kreut të qeverisë dhe ish-të dashurit të saj, tashmë të arrestuar.
Ajo tha se nuk e dinte arsyen e takimit mes Ramës e McGonigal, por që të dy flisnin shpesh në telefon dhe se ishin miq. Më tej Guerriero theksoi se ish-zyrtari i FBI-së i tregonte se Ramën e kishte mik të mirë.
Pyetje: Kë do të takonte në Shqipëri McGonigal? Në dijeninë tuaj kë do të takonte dhe çfarë qëllimi do të kishin këto takime?
Allison Guerriero: Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit.
Pyetje: Çfarë raporti ka pasur McGonigall me kryeministrin Edi Rama?
Allison: Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin.
Pyetje: Sa shpesh flisnin në telefon?
Allison Guerriero: Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.
Ish-e dashura e Charles McGonigal ka rrëfyer me detaje mënyrën se si arriti t’i kuptonte aferat në të cilat ishte përfshirë ish-zyrtari i lartë amerikan i kundërzbulimit. Ajo thotë se e-mailin e denoncimit ia dërgoi FBI-së pasi ishte kthyer nga funeral i një personi të afërt kur ishte në gjendje të dehur. Ajo zbulon se në e-mail tregoi për lidhjet e McGonigal me rusët, si dhe vizitat që ish-i dashuri i saj bënte në Shqipëri pa i raportuar në institucionin ku punonte.
Kishte besim tek ju McGonigal?
Allison Guerriero: Ne të dy kishim besim tek njëri-tjetri shumë por nuk diskutonim gjëra për punën tonë në mënyrë të detajuar. Unë thjeshtë merrja informacionet bazike se ku ai do të shkonte dhe kë do të takonte, por nuk dija dhe nuk më thoshte që kishte gjëra të paligjëshme në këto aktivitete.
Nuk ju kishte lindur ndonjë dyshim?
Allison Guerriero: Jo sepse unë e besoja shumë atë.
Si ishte momenti kur vendosët të dërgonit emailin? Pse e bëtë?
Allison Guerriero: E kisha shumë mik William F. Sweeney, ne ishim miq të ngushtë dhe kisha shumë besim tek ai. Ka pasur një rast që unë mendova se ai më tradhtoi dhe nuk kishte të bënte shumë me Charlin. Atë ditë që unë dërgova emalin ishte varrimi i një anëtari të afërt të familjes sime dhe isha e dehur dhe bëra një gabim që nuk duhet ta kisha bërë.
A jeni penduar që e keni dërguar Emalin dhe ke denoncuar McGonigal?
Allison Guerriero: Nuk jam penduar që kam dërguar emalin, jam penduar që e kam dërguar në gjendje të dehur. Mund ta kisha bërë më mirë nëse do të isha esëll. Po nuk jam penduar që e kam dërguar atë email.
Çfarë përgjigje more nga shefi i FBI miku juaj dhe kolegu i MCGonigal? Çfarë ndodhi pas atij emali?
Allison Guerriero: Asgjë nuk ndodhi, ai më injoroi. Dhe nuk besoj që ky hetim është nxitur nga ai email. Besoj që hetimi për McGonigal ka nisur dy vite më pas, pra nuk kam qenë unë burimi i asnjë informacioni që ishte bazë për të nisur një hetim. Asgjë nuk erdhi nga ai email.
Kur daton ai email?
Allison Guerriero: Në 2019
FBI ka ardhur në shtëpinë tuaj dhe ju ka treguar disa foto?
Allison Guerriero: Po më bën një thirrje për tu paraqitur dhe për të përcaktuar nëse do të isha një dëshmitare e mirë kundër McGonigal. Më intervistuan dhe më pas vendosën që unë nuk kisha asgjë për të ofruar si dëshmitare. U vendos nga organi hetimor që të mos kualifikohesha si dëshmitare.
Çfarë pyetjesh ju bëri FBI në lidhje me Shqipërinë?
Allison Guerriero: Po më pyetën për Shqipërinë ju thash jo më shumë se ju thash ju në këtë intervistë që nuk di asgjë se çfarë po bënte Charlie në Shqipëri. Nuk dua të them shumë sepse nuk dua të riskoi se mund të komprometoj rastin kundër tij do të dali çdo gjë në gjykatë. Do të lë gjykatën të bëj punën e vetë dhe provat të flasin vetë të gjitha përgjigjjet do të merren në kohën e duhur.
A ju kanë kontaktuar njerëz të afërt të McGonigal përfshirë edhe njerëz nga Shqipëria?
Alison Guerriero: Jo dhe këtu unë mbarova nuk ka më përgjigjje. Nuk më ka kontaktuar askush.