Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETIsh ministri Beqja paraqitet në SPAK

Ish ministri Beqja paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Mësohet se ai do të pyetet për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale.

Më herët për këtë çështje është pyetur zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Beqja.

Kjo çështje ka 3 vite që hetohet dhe dosja është në prag të finalizimit. Hetimet për këtë çështje nisën pas një kallëzimi të Nisma Thurrje.

Në kallëzim thuhet se koncesioni është kryer në shkelje të ligjit.

Procedura e koncesionit 10 vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë u hap më 13 shkurt 2015, me vendim të Ministrit Beqaj.

Objekti i kontratës së PPP-së ishte ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterilë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale dhe ambienteve.

Ky koncesion do të trajtohet sipas formulës “Pay and Use,” e cila nënkupton se, kompania që do të kryejë shërbimin do të paguhet për njësi, që në këtë rast është ndërhyrja kirurgjikale”

Më 4 maj 2015, Ministria e Shëndetësisë zhvilloi procedurën e prokurimit për koncesionin dhe më 26 maj, autoriteti kontraktues publikoi renditjen e operatorëve ekonomikë.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave shpalli konsorciumin e përbërë nga Investital Llc, Servizi Italia S.p.a, U.Jet S.r.l dhe Tecnosanimed të parët me 73.89 pikë dhe në vendin e dytë konsorciumin e përbërë nga Action Laundry, S.S.I, Mario Gugliemo dhe Brema Ambiente me 42.83 pikë.

Konsorciumi që u klasifikua i pari, e ofroi shërbimin për 1 vit në vlerën e 1 miliardë lekë, kundrejt ofertës 753 milionë lekë të ofruar nga grupi i operatorëve të udhëhequr nga Action Laundry, që u rendit e dyta.

Kompania me qendër në Durrës pretendoi se diferenca për 10 vjet shkonte në 17.8 milionë euro. Më 8 qershor, bashkimi i operatorëve i udhëhequr nga Action Laundry iu ankua KPP-së duke kundërshtuar renditjen e operatoreve në procedurën e koncesionit si dhe kualifikimin e konsorciumit tjetër, të përfaqësuar nga Servizi Italia S.p.a.

Më 22 qershor, KPP-ja pranoi pjesërisht ankesën e Action Laundry dhe i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë të rivlerësonte ofertat, pasi vërente se mbledhja e pikëve në vlerësimin e parë kishte gabime matematikore.

Pas këtij vendimi detyrues, procedura e mbledhjes së pikëve u rimbajt më 28 shtator 2015, dhe pikërisht në atë ditë është shpallur fituesi ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve Servizi Italia, që çuditërisht, kësaj here kjo kompani mori më shumë pikë se në vlerësimin e parë.

Nga 73.98 pikë që kishte, ajo u rivlerësua me 91.03 pikë. Pra me një diferencë prej 22 pikësh më tepër. Në anën tjetër, bashkimi i operatorëve që përfaqësohej nga Action Laundry mori 45 pikë, nga 42.83 që kishte marrë në rivlerësimin e parë.

Sipas Action Laundry, rivlerësimi i dytë i pikëve nga Ministria e Shëndetësisë ka qenë sërish i pasaktë dhe i dyshimtë, pasi pikët e akorduar konsorciumit të drejtuar nga Servizi Italia qenë rritur ndjeshëm.

Action Laundry gjithashtu nënvizon që oferta e konsorciumit të drejtuar nga Servizi Italia për një periudhë 10-vjeçare tejkalon dhe fondit limit prej 9.6 miliardë lekësh.

E pyetur nga BIRN, Ministria e Shëndetësisë i hodhi poshtë pretendimet e Action Laundry si të pavërteta.

Në një shkrim investigativ të BIRN të asaj kohe thuhet se pas komopanisë fituese qëndron biznesmeni Ilir Rrapaj i lidhur me ministrin Beqaj. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME