Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMbyllja e e-Albania, shtyhet regjistrimi i fëmijëve në shkolla

Mbyllja e e-Albania, shtyhet regjistrimi i fëmijëve në shkolla

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të shtyjë afatin e regjistrimeve në klasa të para dhe të dhjeta për një afat të pacaktuar, për shkak të mbylljes së përkohshme te e-Albania.

“Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.

Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit.

Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit”, – shkruan Evis Kushi ne Facebook.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME