Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËIshte kryeministri i Qipros a i Shqipërisë!?

Ishte kryeministri i Qipros a i Shqipërisë!?

Nga Andi Bejtja – Drafti i propozuar, sot nga kryeministri shqiptar Edi Rama për asociacionin në Kosovë, mund të merrte kuptim nëqoftëse do të ishte një draft i një kryeministri të një nga ato pesë vende europiane që nuk e njohin Kosovën, por është e pamendueshme të vijë nga një kryeministër i një republike, që jo vetëm e ka ndihmuar për pavarësinë, por dhe i një republike që i përket një kombi të njëjtë.

As ligjërisht (pa u konsultuar me institucionet e Republikës së Shqipërisë), as kombëtarisht pa u konsultuar me autoritetet e Kosovës, ose minimumi pa i vënë në dijeni, kjo iniciativë në thelb, mjerisht, dëshmon se Edi Rama jo vetëm nuk i respekton autoritetet e Kosovës, por edhe nuk e njeh Kosovën.

Thirrjet që policia e Kosovës të largohet nga territori i saj nuk janë as më pak e as më shumë po thjesht antikushtetuese.

Edhe shprehjet se “ndërkombëtarët janë zot shtëpie në Kosovë” në vetvete nuk janë gjë tjetër veçse minim elegant i këtyre institucioneve. Për më tepër e gjitha bëhet në një kontekst kur kryeministri i vendit Albin Kurti po bën përpjekje titanike për të sqaruar ndërkombëtarët për pozicionin e tij, mision që është në rrugë e sipër.

Për të mos shkuar më thellë, në rastin më të mirë Rama në këtë konflikt, mund të gjejë hapësira prej negociatori, për t’u bërë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për ata ndërkombëtare që “paktin për stabilitet” e kanë më të rëndësishëm se “pakti për demokraci”, i rëndësishëm për gjeopolitikën e rajonit dhe më gjerë, por edhe kjo me vetëdije a pa vetëdije, është një lojë e rëndë për shqiptarët kudo që jetojnë dhe nuk ke hezitim për t’i vënë etiketën më të rëndë të mundshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME