Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETIshte shpallur në kërkim kombëtar, prangoset 43 vjeçari lushnjar (vidio)

Ishte shpallur në kërkim kombëtar, prangoset 43 vjeçari lushnjar (vidio)

Lushnjë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Takimi i fundit”, për kapjen dhe vënien në pranga të një 43-vjeçari të dënuar me burgim për veprën penale ”Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, finalizuan operacionin policor të koduar “Takimi i fundit”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Judmir Shurdhi, 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 07.12.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në periudhën 2020-2021, gjatë së cilës ka qenë drejtor në burgun e Kosovës, Lushnjë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo andande publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME