Pas protestës që u mbajt mbrëmjen e së shtunës, kreu i Forumit rinor i PD, Besart Xhaferri thotë se janë tre bashkitë që përcaktojnë fitoren e PD në zgjedhjet e 14 majit.
Për “Euronews Albania”, ai tha se nga 5 bashki: Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër duhet të fitohen 3 prej tyre.
“Ato bashki që janë të majta, mbeten të tilla. Por ne si PD do të quajmë fitore të zgjedhjeve të 14 majit 2023 që nga këto pesë bashki: Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër të fitohen nga PD tre prej tyre-tha kreu i FRD.
Si rregull Bashkia Shkodër quhet e fituar që tani nga PD. Atëhere mbeten në lojë edhe dy bashki nga 4 të tjerat!
Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë– mbeten sipas kryetarit të Forumit Rinor Demokrat ku synohet të fitohen 2 prej tyre. Korça duket shumë majtas, ndaj duket si mision i pamundur. Pra ngelen Elbasani, Durrësi dhe Tirana. Për kryeqytetin, nëse PD dhe opozita vendosin kandidat politik, është e fituar që sot nga Erion Veliaj.
Durrësi? Edhe mundet!
Elbasani? Vetëm nëse vetë kryeministri ua fal nën tavolinë…