Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETJa çfarë duhet të hani për të luftuar mungesën e hekurit në...

Ja çfarë duhet të hani për të luftuar mungesën e hekurit në trup

Fytyra duket me e zbehte se zakonisht, lodhja ndihet shume shpesh dhe dhimbja e kokes behet bashkejetuese me ne. Keto jane simptomat e para te mungeses te hekurit.

Asgje per tu shqetesuar por duhet te marrim masat e duhura dhe mbi te gjitha te bejme analizat e gjakut. Sic shpjegon biologu dhe nutricionisti vlerat jane si me poshte: Ne burrat shkojne nga 80 deri ne 170 mcg/dL, ne grate nga 60 deri ne 140 mcg/dL. Mund te jete e nevojshme edhe kontrolli i proteinave Transferrina dhe Ferritina.

Dieta per mungesen e hekurit
Nese vuajme nga nje anemi e lehte, para se te shkojme ne pirjen e ilaceve, mund te na vije ne ndihme ushqimi. Spinaq me limon, nje recete klasike e gjysheve tona. Spinaqi ka permbajtjen me te larte te hekurit, rreth 2,9 mg per 100 gr, por hekuri gjendet edhe ne produkte te tjera si psh ne fasule qe permbajne 8 mg ne 100 gr ndersa ne kakao ka 14 mg per 100 gr.

Rendesia e mishit ne dieten e anemise
Mishi ne kete rast luan nje rol te rendesishem :” Ne rastin e anemise, nevoja e hekurit eshte e larte-shpjegon nutricionisti dhe mund te gjejme nje sasi te mire ne mish dhe peshk. Pervec hekurit, per te kontrastuar anemine eshte e nevojshme pirja e disa vitaminave:”Acidi folik, vitamina B12 jane te nevojshme per rruazat e kuqe.

Spinaqi, lakra, bieta ndertojne kryesisht acidin folik, ndersa vitamina B12 gjendet ne prodhimet e kafsheve si psh ,mishi ,gjalpi.. Vitamina C nuk furnizon hekur por eshte e rendesishme per stomakun. E gjejme neper agrume, ne frutat e pyllit, kiwi, dhe ne specat”

Mungese hekuri: keshilla
Kombinimi i ushqimeve eshte nje kriter qe nuk duhet nenvleresuar nese kemi mungese hekuri.Pervecse duhet te ndjekim nje regjim rigoroz ka edhe gjera te tjera qe duhet te marrim parasysh : ” Eshte e pakeshillueshme te konsumosh njekohesisht produkte qe permbajne nje sasi te larte kalciumi , fosfori, sepse keto minerale garojne menjera tjetren per thithjen e lengjeve ne stomak” psh, nuk duhet te hame njekohesisht mish dhe djathe nese kemi mungese hekuri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME