Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa çfarë u tha Agim Kajmaku hetuesve italianë

Ja çfarë u tha Agim Kajmaku hetuesve italianë

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku me 20 kilogram kokainë.

Lajmi u bë publik të hënën, por arrestimi kishte ndodhur që në 27 maj nga karabinierët e San Benedetto brenda një fidanishteje në Grottammare. Droga është dërguar në Ankona për t’u analizuar dhe për të përcaktuar përqindjen e pastërtisë së saj.

Sipas të njëjtave burime, hetuesit vijojnë punën për të zbardhur se si ka mbërritur në fidanishte 18.8 kilogramët kokainë e cila ishte fshehur në vazot e bimëve të blera nga ish-kryebashkiaku dhe nipi i tij 34-vjeçar.

Të dy po mbahen në burgun e Fermos. Ata vazhdojnë të përsërisin se nuk kanë asnjë dijeni për praninë e drogës në vazot e luleve. Avokati mbrojtës i të dyve, Vittorio Supino thotë se ka ende shumë punë për të bërë për të zbardhur pozicionin e klientëve të tij.

Ai gjithashtu flet për mjetin e krimit, një çantë me shirit natriban, por i njëjti shirit nuk ishte përdorur për paketimin e pakove me kokainë të fshehura në dheun e bimëve të sekuestruara.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME