Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa detaje nga plani i Dan Hutrës për t’u arratisur nga burgu...

Ja detaje nga plani i Dan Hutrës për t’u arratisur nga burgu i sigurisë së lartë bashkë më tre të tjerë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me planin e arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë në Fier, të të dënuarit me burg të përjetshëm, Dan Hutra, autor i disa vrasjeve dhe plagosjeve, si edhe tre të burgosurve të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se Hutra kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu.

Sipas saj ka rezultuar se Hutra kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit.

Dyshohet se 4 të burgosurit kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit.

“Drejtoria e Burgjeve ka zbuluar planin që kishte si organizator Dan Hutrën, i cili kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë. Ka rezultuar se Hutra kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit. Ata do të shfrytëzonin ndërrimin e turneve të rojeve në burg.

Të përfshirë në planin e arratisjen ishin 3 të burgosur nga Vlora për vjedhje. Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi. Dyshohet se plani u organizua gjatë festave të fundvitit. Megjithatë hetimet mund të hedhin dritë mbi detaje të reja lidhur me këtë plan arratisje”, zbuloi ajo mes të tjerash.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME