Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËJa modelet e rrobave të banjës për këtë verë

Ja modelet e rrobave të banjës për këtë verë

U përshtatet në mënyrë të përsosur të gjitha femrave dhe krijojnë shumë rehati

Miley Cyrus ka bërë një reklamë fenomenale për Gucci-n, duke u shfaqur me modelin e kësaj marke të rrobave banje.

Këngëtarja ka festuar suksesin e fundit të hitit të saj të madh “Flowers”, duke postuar një foto me rroba banje të kuqe në profilin e saj në Instagram.

Miley Cyrus ka bërë të ditur se hiti i përmendur është numri 1 absolut në të gjitha top listat botërore, ndërsa fansat tashmë po flasin se Miley ka bërë himnin për femrat e forta, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast Miley ka veshur rroba banje të kuqe me pjesën e sipërme të thjeshtë që i ngjan një sytjene sportive, ndërsa pjesa e poshtme është në formën e brekëve të zakonshme e të rehatshme të lidhura me një kopsë të zezë.

Ky model Gucci është një dizajn ekskluziv i Tom Ford-it dhe u shfaq në koleksionin Pranverë/Verë 1997.

Edhe pse prej shumë vitesh ajo i dërgonte publikut sinjale “të gabuara” sesi ha ushqim të pashëndetshëm dhe si jeton për veset, Miley sërish kujdeset shumë për dietën dhe ushtrimet e saj, gjë që vërehet në trupin e saj të tonifikuar.
Dihet se Miley është vegane, i pëlqen joga dhe të gjitha llojet e sporteve, të cilat i praktikon rregullisht për të qëndruar e vitale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME