Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKy është lushnjari që vdiq në aksidentin tragjik të trenave në Greqi

Ky është lushnjari që vdiq në aksidentin tragjik të trenave në Greqi

Pavlin Bozo 60-vjeç nga Lushnja punonte në barin e një prej vagonave të trenit që u përplas në Greqi

Pavlin Bozo, personi që shihni në foton e mëposhtme është një ndër shqiptarët që kanë humbur jetën në Greqi pas përplasjes së dy trenave në Larisa.

60-vjeçari me origjinë nga Lushnja punonte në barin e një prej vagonave në trenin e pasagjerëve që u përfshi në aksident. Edhe natën që ndodhi ngjarja e rëndë, ai ka qenë në krye të detyrës duke iu shërbyer pasagjerëve.

Në lidhje me vdekjen e tij tragjike kanë reaguar edhe miq e të afërm të tij, të cilët e cilësojnë Bozon si një lushnjar të mirë.

Rikujtojmë se deri më tani 57 viktima kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave në Tempi, mbrëmjen e së martës. Nga informacione jo zyrtare, deri më tani raportohet se 5 shtetas shqiptarë kanë humbur jetën nga ky aksident tragjik.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME