Uncategorized

Ndahet nga jeta gazetari Milto Baka

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare, gazetari Milto Baka. Për shumë vite ai punoi si redaktor dhe Drejtor Informacioni në TVSH. Më pas u angazhua në kompanitë mediatike “Koha jonë”, Revista Klan dhe redaksinë e TV Klan.

Një përvojë të gjatë ndau në sektorë të promocionit dhe marketingut mediatik në Tiranë. Në karrierën e tij përfshihen reportazhe, artikuj, telereportazhe dhe dokumentarë si dhe bashkëpunime të ndryshme me shtypin e shkruar dhe atë periodik kombëtar shqiptar.

Lajmin e bën të ditur Unioni i Gazetarëve Shqiptar në rrjetet sociale.

“Ndarja nga jeta e kolegut tonë veteran Milto Baka, është një dhimbje e thellë për miqtë dhe kolegët me të cilët ndau gjithë jetën profesionale dhe dëshmoi cilësitë dhe vlerat vetiake njerëzore. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i përcjell familjes Baka ngushëllimet më të ndiera!”, – thuhet në njoftimin Unionit të Gazetarëve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button