Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVendimi për vulën e PD/ Reagon Meta: Rama frikacak

Vendimi për vulën e PD/ Reagon Meta: Rama frikacak

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm për të rikthyer për rigjykim në shkallë të parë vendimin për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ky ishte një akt i paralajmëruar dhe se gjykata është e kapur.

“Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij. Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet!” – shkroi Meta në rrjetet sociale. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME