Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETTë mirat e konsumit të luleshtrydheve

Të mirat e konsumit të luleshtrydheve

Të shijshme e të bukura për tu parë. Po flasim për luleshtrydhet të cilat janë shumë të mira edhe për shëndetin tonë. Duke qënë se përmban antioksidantë, ky frut ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve si diabeti, kanceri, sëmundjet e zemrës. Por jo vetëm, ja cilat janë disa nga përfitimet që na sjellin luleshtrydhet:

Parandalojnë një sërë sëmundjesh

Një studim i realizuar nga Universiteti Politeknik i Marche dhe Granada (Spanje) zbuloi se të hash gjysmë kg luleshtrydhe në ditë, automatikisht luftoni veprimin e radikaleve të lira dhe mbani trupin të shëndetshëm, të ri dhe në formë. Por jo vetëm, luleshtrydhet janë të dobishme për trurin tonë, veçanërisht për kujtesën, falë acidit folik që parandalon dementian dhe alizemrën.

Na bëjnë të dukemi më të bukur Luleshtrydhet nuk janë vetëm të bukura për tu parë por gjithashtu mund të na bëjnë ne të dukemi më të bukur. Falë vitaminave C, A, B1 dhe B2, ato rigjenerojnë lëkurën, ndalojnë formimin e rrudhave si dhe stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Mund të bëni një maskë me luleshtrydhe për fytyrën tuaj ose ta hani atë sëbashku me kos.

Mbajnë trupin në formë Luleshtrydhet përmbajnë shumë pak kalori dhe janë absolutisht dietike. Ky frut djeg kaloritë, ndihmon për zhdukjen e celulitit dhe nxit metabolizmin e qelizave. Luleshtrydhet përmbajnë fibra që parandalojnë kapsellkun.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME