KRYESOREPOLITIKË

Ja numuri i votuesve në Qarkun Fier për në datën 11 Maj 2025

Fier – 11 Maji, dita kur votuesit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit do të shprehin vullnetin e tyre me votë për të zgjedhur kandidatin dhe forcën e tyre politike të preferuar po afron, janë afishuar listat e zgjedhësve nëpër vendet apo si quhen ndryshe qendrat e votimit.

Në zbatim të udhëzimit të Ministrisë së Brendshme për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për organet e qeverisjes vendore, Zyra e Gjendjes Civile në bashkinë Fier ka afishuar në të gjithë qendrat e votimit listat perfundimtare të zgjedhësve.

Publikimi i listave perfundimtare para zgjedhjeve lokale më 11 maj 2025, bëhet me qëllim që zgjedhësit të bëjnë verifikimin në to dhe në rast të konstatimit të pasaktësive, ti drejtohen Zyrës së Gjendjes Civile për të bërë ndryshimet e duhura.

Sipas përgjegjësit të kësaj zyre, në total në Qarkun e Fierit janë 490 qendra Votimi dhe 367 mije 628 zgjedhes(votues)

Ja dhe tabela

Qarku FR  490 Qëndra Votimi,  9 Qëndra Numërimi, ka 367 628 votues,  votues nga diaspora 32 466

BASHKIA FIER

Qëndra Votimi  227,  Qëndra Numërimi 3, votues 157 761  votues nga diaspora 12 491

Bashkia Patos

Qëndra Votimi 49, Qëndra Numërimi 1,  Votues 32 071,  votues nga diaspora 2 918 votues.

Bashkia Mallakaster

Qëndra Votimi 49,  Qëndra Numërimi 1, votues 28.341, votues nga  diaspora 2.867 

Bashkia Roskovec

Qëndra Votimi 42, Qëndra Numërimi1, votues 24 223, votues nga diaspora 4235

Bashkia Lushnje

Qëndra Votimi 156, Qëndra numërimi 2, votues 98 951, votues nga diasp 8005

Bashkia Divjakë

Qëndra Votimi 67, Qëndra Numërimi 1, votues 40 179, votues nga diaspora 4 164

ALB365

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button