Një vit e gjysmë më parë, Aptera Motors me bazë në San Diego filloi të marrë porosi për Aptera.
Bëhet fjalë për makinën e saj diellore me tri rrota që i ngjan një kryqëzimi midis Batmobile, Delorian dhe një aeroplani me përmasa personale, përcjell Telegrafi.
Kompania shiti shpejt modele të shumta të veturës dhe përfundoi duke e shtyrë datën e dorëzimit për shumë klientë.
Por në një webinar që ata zhvilluan muajin e kaluar, kompania njoftoi blerjen e një fabrike për të rritur prodhimin e automjeteve të tyre, gjë që mund të nënkuptojë se po fillon (ngadalë) një epokë e re e transportit pa emetime.
Kështu, Aptera synon të prodhojë 10,000 makina deri në fund të këtij viti, duke rritur përfundimisht prodhimin në 600,000 makina në vit.
Për momentin, kompania thotë se ka mbi 25,000 porosi (disa prej të cilave mund të dështojnë duke qenë se vendosja e një porosie kërkon vetëm një depozitë prej 100 dollarësh); por ata po vënë bast se kërkesa do të rritet pasi drejtuesit e makinave të vogla, qofshin ato me gaz apo elektrike, mund të zgjedhin të përdorin energjinë diellore.
Një nga detajet më domethënëse në lidhje me automjetet e Aptera është se modeli me “kohëzgjatje” prej 400 kilometrash ka një çmim relativisht të ulët 25,900 dollarë. Ndërkohë, modeli me rreze prej 1600 kilometrash kushton 46,900 dollarë dhe opsionet shtesë të personalizimit mund ta çojnë totalin deri në 50,700 dollarë.