Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËGledis Nano: Përdorni çdo mjet e agjent, autorët të arrestohen

Gledis Nano: Përdorni çdo mjet e agjent, autorët të arrestohen

Gledis Nano shkon në komisariatin e FushëKrujës.

Mësohet se drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano ka kërkuar një analizë të saktë të fakteve, provave e rrethanave të ngjarjes, mbledhje të kamerave në një territor të gjerë që shkon rrugës nga Fushëkruja deri në Milot dhe nga Fushëkruja deri në Bubq e Vorë.

Ai gjithashtu ka kërkuar vijimin e krehjes së zonës me dronë dhe forca speciale, përdorimin e  kamerave termike që mundësojnë identifikimin e personave që mund të qarkullojnë gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth, grumbullim informacioni  në rrugë operative dhe shqyrtim të të gjitha pistave dhe autorëve të mundshëm.

Ai ka vendosur theksin tek shoqërimi i të gjithë atyre personave që mund të jenë të dyshuar dhe të punohet me profesionalizëm në bashkëpunim me Prokurorinë.

Burime të rezervuara tregojnë se janë dy pista dhe tre emra që janë nën vëzhgim 24 orë duke filluar nga sot pasdite.

Po kështu janë vendosur në lëvizje gjithë agjentët sekretë të policisë, të cilët janë në çdo fshat.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME