Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa shkeljet që çuan në burg Fatos Tushen

Ja shkeljet që çuan në burg Fatos Tushen

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe pas mbylljes së hetimeve për abuzim me tenderat dhe shpërdorim detyre nga SPAK, është shpallur sot fajtor nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në një seancë gjyqësore maratonë që zgjati përreth 6 orë.

GJKKO ka rrëzuar akuzat për abuzim me tenderat por ka lënë në fuqi akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy raste, duke e dënuar Tushen me 3 vite 8 muaj burgim.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ish-kryebashkiakut është reduktuar në 2 vite e 4 muaj ndërsa iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Gjykata tha se Tushe shpërdoroi detyrën për shkak se lejoi një ndërtim pa leje në qytet, ndërsa abuzoi edhe me fondet e karburantit të bashkisë që ai drejtoi për më shumë se një mandat.

Ndërkohë, ish-nënkryetari i bashkisë Gentian Nushi, u dënua me 2 vite e gjashtë muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera publike. Dënimi iu reduktua ne 1 vit e tetë muaj ndërsa për 5 vite s’mund të ushtrojë funksione publike.

Gjithashtu, gjykata dha dënime të lehta për 17 zyrtarë dhe biznesmenë që u gjykuan në një proces me ish-kryebashkiakun.

Fatos Tushe u arrestua korrikun e kaluar me dyshimin se favorizoi një kompani për të fituar një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës.

LISTA E ISH-ZYRTARËVE TË DËNUAR:

Flamur Peqini – dënuar me 3 vite burg / do të kryejë 2 vite burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Gentian Nushi – dënuar me 2 vite e 6 muaj burg / do të kryejë 1 vit e 8 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Blerat Turku – dënuar me 1 vit e 4 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Ilva Billo – dënuar me 1vit e 6 muaj burg / do të kryejë 1 vit burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Leonard Sefa – dënuar me 2 vite e 3 muaj burg / do të kryejë 1 vit e 6 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Bardhi Mëhilli – dënuar me 2 vite e 3 muaj burg / do të kryejë 1 vit e 6 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Xhemal Hasku – dënuar me 2 vite burg / do të kryejë 1 vit e 4 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Margarita Gjermeni – dënuar me 2 vite burg / do të kryejë 1 vit e 4 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Gazmend Cela – dënuar me 2 vite e 6 muaj burg / do të kryejë 1 vit e 8 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME